Pesë futbollistë shqiptarë janë aktivizuar në ndeshjen Servette – Basel, në kuadër të Superligës së Zvicrës. Tre prej tyre ishin nga minuta e parë, dy për Baselin dhe një për Servette, shkruan VAR Kosova.
Super talenti i Kosovës, Edon Zhegrova ishte nga minuta e parë, përkundër se rikthimin e tij në gjigantin zviceran e bëri vetëm disa ditë më parë. Po ashtu, nga minuta e parë ishte edhe mesfushori i talentuar, Orges Bunjaku, i cili shumë shpejtë pritet t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës.
Ndërsa, për skuadrën vendëse nga minuta e parë ishte futbollisti shqiptar Kastriot Imeri.
Minuta kishte edhe për Albian Hajdarin dhe Tician Tushin.
Hajdari zëvendësoi Zhegrovën në minutë e 30-të të ndeshjes. Fantazisti i Kosovës, Zhegrova zhvilloi vetëm 30 minuta, por nuk dihet arsyeja pse u largua nga ndeshja në pjesën e parë. Nga klubi zviceran ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar rreth kësaj çështje.
Bunjaku në fushë qëndroi për 80 minuta, ndërsa sulmusi Tushi u inkuadrua në minutën e 63-të.
Për Baselin, munguan edhe dy futbollistët shqiptarë, sulmuesi Kemal Ademi dhe mesfushori Taulant Xhaka. Që të dy munguan për shkak të lëndimeve.
Servette e fitoi ndeshjen me rezultat minimal 1:0. Pas dy xhiro të zhvilluara, Baseli ka vetëm një pikë dhe renditet në pozitën e nëntë, kurse Servette renditet në pozitën e pestë me tre pikë. /VAR Kosova/