Vedat Muriqi është bërë edhe zyrtarisht futbollist më i ri te skuadra e re Lazio, shkruan VAR Kosova.

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Muriqi sot ka kompletuar transferimin e tij dhe nuk kanë munguar urimet nga yjet shqiptare të futbollit në rrjetet sociale.

Në mesin e shumë futbollistëve që e kanë uruar Muriqi, ka qenë edhe mesfushori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ai e ka uruar në gjuhën italiane: “In bocca al lupo vedoo”, që në shqip do të thotë: “Paç fat Vedo”.

Muriqi u bashkua me Lazion nga Fenerbahce me një çmim prej 18 milionë euro (+2 milionë bonuese) dhe kontratë që e mbanë atë në Itali për 5 vite. /VAR Kosova/