Sonte në “Fadil Vokrri”, Kosova U21 kërkon fitore ndaj Anglisë U21.

Sonte me fillim nga ora 19:00, do të zhvillohet takimi ndërmjet Kosovës U21 dhe Anglisë U21, duel ky në kuadër të kualifikimeve për evropianin 2021.


Kombëtarja angleze ka udhëtuar për në Prishtinë, ku edhe do ta zhvillojë ndeshjen ndaj djelmoshave tanë, shkruan “VAR Kosova”.


Edhe pse me një mungesë të theksuar në repartin e sulmit, pa Lirim Kastratin, trajneri prekazi do të mundohet ta përzgjedh 11-shen me të mirë startuese.

Pra, në këtë ndeshje nuk do të jenë të gjithë futbollistët, pasi disa mungojnë si shkak i proceduarve me pandeminë e disa të tjerë janë të lënduar.