Në zyrat e Barcelonës sot janë takuar babai i Lionel Messit, Jorge Messi dhe drejtori i bordit Josep Maria Bartomeu.

Në këtë takim, sipas Marca është diskutuar largimi i Messit, por klubi nuk ka hequr dorë, kanë deklaruar se nuk do ta negociojnë largimin e argjentinasit.

Klubi ka këmbëngulur se klauzola e largimit ka përfunduar me 10 qershor andaj nuk mund të largohet.

Klubi ka kërkuar nga Messi që të kthehet në stërvitje dhe të vazhdoj ta respektoj kontratën.

Mirëpo, sipas Marca, në takim është bërë e ditur nga pala e Messit se ata duan të largohen.

Messi është duke u ndërlidhur me një kalim te nënkampionët e Anglisë, Manchester City.