Sulmuesi i talentuar anglez, Charlie McNeil ka pranuar të kalojë nga Manchester City në Manchester United, shkruan VAR Kosova.
McNeil është pajtuar me ofertën e Manchester United dhe ka kaluar testet mjekësore, sipas The Times.
Dy rivalët e përbetuar ishin në betejën për nënshkrimin e 17 vjeçarit, i cili në fund vendosi për anën e kuqe të qytetit.
McNeil në vitet e fundit për City ka shënuar 600 gola, shifër e frikshme kjo për një futbollist të ri.
McNeil, i cili që nga fëmijëria është tifoz i United, në moshën 12 vjeçare ishte transferuar në Man City, duke “shpërthyer” me gola.
Ai ka reprezentuar Angliën në grupmoshën U16 por ka vendosur të largohet nga City, pasi nuk kishte minutazhën e duhur në grupmoshën U-18.
Për shërbimet e tij të interesuara ishin edhe RB Leipzig, Juventus dhe Rangers, por anglezi i talentuar në fund ka vendosur për klubin e tij të zemrës, që është Manchester United.
Vlen të theksojmë se edhe në të kaluarën Manchester United ka fituar beteja të tilla, duke kujtuar rastin e mbrojtësit shqiptar, Frederic Veseli dhe legjendës së klubit, Ryan Gigss. /VAR Kosova/