Tirana “e pastër” nga Koronavirusi.
Klubi bardheblu ka njoftuar se rezultatet e tamponëve ka qenë të gjitha negative, kështu që nuk do të ketë asnjë mungesë për sfidën shumë të rëndësishme me Young Boys, në play off-in e Europa League-s. Skuadra do të zhvillojë seancën e radhës stërvitore këtë të martë, ndërsa nesër do të niset drejt Zvicrës.
Njoftimi i Tiranës:
“Ditën e djeshme, datë 28.09.2020, lojtarët, stafi dhe delegacioni kanë kryer tamponët e testeve të COVID-19.
Nga përgjigjet e këtyre analizave çdo person ka rezultuar negativ. Ekipi do të vazhdojë të stërvitet normalisht, pa mungesa, dhe ditën e nesërme udhëton drejt Zvicrës.
Gjithashtu, sot, në orën 15:30, trajneri Emanuel Egbo dhe kapiteni Idriz Batha do t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve. Seanca stërvitore do të jetë e hapur për median vetëm 15 minuta.”