Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, do t’i bashkohet AS Romës në formë të huazimit, shkruan VAR Kosova.
Kumbulla ka pranuar t’i bashkohet klubit romak por klubet ende nuk kanë arritur marrëveshje.
Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, Kumbulla do të huazohet për një sezon në Romë me te drejtë blerje.
Po ashtu, sipas tij ai ka qenë në bisedime me Interin dhe Lazion. Talenti i madh shqiptar sezonin e e kaluar së bashku me Amir Rrahmanin ishin ndër më të mirët në Serie A, duke krijuar një dyshe të fortë në mbrojtjen e Hellas Veronës.
Rrahmani tashmë është futbollist i Napolit. Për Kumbullën raportohej se interesim ka shfaqur edhe Manchester United, por duket se kanë qenë vetëm spekulime të tabloideve angleze.
Kumbulla, 20 vjeçar, zhvilloi 25 paraqitje për Veronën sezonin e kaluar. Roma sipas medieve italiane ka arritur marrëveshje edhe me sulmuesin polak të Napolit, Arkadiuzs Milik. /VAR Kosova/