Jetmir Topalli nuk zhvilloi asnjë minutë për Malatyaspor në xhiron e dytë të Superligës turke, shkruan VAR Kosova.
Takimi përfundoi me rezultat të barabartë 1-1 ndaj Goztepes, teksa ish-sulmuesi i Ballkanit qëndroi në bankën rezervë.
Ndonëse pritej të inkuadrohej në pjesën e dytë, një gjë e tillë nuk ndodhi, për dallim nga ndeshja e parë kampionale, me ç’rast i’u rezervuan disa minuta futbollistit kaçanikas.
Megjithatë, ai ka vazhduar me përgatitje individuale, teksa ka qëndruar në palestër për t’u bërë gati për ndeshjet e radhës.
Mesfushori sulmues, 22 vjeçar, njihet si një punëtor tejet i madh dhe kjo vërtetuar edhe nga e kaluara e tij.
Topalli u transferua te skuadra turke këtë verë nga Ballkani. /VAR Kosova/