Kombëtarja e Greqisë e sheh veten favorite për ndeshjen që do të luhet në ‘Fadil Vokrri’.
Greqia ka zbarkuar sot në Prishtinë, kur edhe do të fillojë të përgatitet për ndeshjen kundër Kosovës.
Para ndeshjes që luhet nesër, trajneri i Greqisë Schip, ka thënë se njeh skuadrën e Kosovës, sidomos Zenelin dhe Rashicën, por pret që kombëtarja e tij ta zhvillojë lojën e saj.
“E kemi parë Kosovën. Ata kanë ekip të organizuar mirë. I njoh disa lojtarë, personalisht i njoh Arbër Zenelin dhe Milot Rashicën që kanë luajtur në Holandë”, ka thënë Schip.
“Do të bëjmë lojën tonë, por nëse na sulmojnë do të mbrohemi. Në futboll jo gjithmonë fiton favoriti. Ne do të bëjmë më të mirën”, ka shtuar mes tjerash selektori grek.
Greqia vjen pas barazimit pa gola kundër Sllovenisë.