Sot është zhvilluar ndeshja në mes Kristiansund dhe Viking, duel ky në kaudër të Superligës norvegjeze.

Takimi u mbyll në 3:5, ku fitoren skuadrës së Viking ia siguruan tre futbollistë kosovarë, shkruan VAR Kosova

Ishte ndeshje për t’u mbajtur në mend, pasi të pesë golat i shënuan futbollistët kosovarë, dy gola erdhen nga Veton Berisha, dy poashtu nga Zymer Bytyqi, ku njëri nga ta ishte edhe super-gol, ndërkaq djelmoshat tanë nuk e lan me kaq, për Viking shënoi edhe Ylldren Ibrahimaj.

Aktualisht skuadra e Viking merr pozitën e 8-të me 22 pikë pas 17 ndeshjeve.