Kombëtarja e Kosovës U21 pësoi humbje të thellë në stadiumin “Fadil Vokrri” nga Anglia U21. Një paraqitje tejet e dobët nga futbollistët e përzgjedhësit Rafet Prekazi, i cili pas ndeshjes u “zhdukë”, shkruan VAR Kosova.

Përzgjedhësi Prekazi nuk paraqitë fare në konferencën për shtyp, duke i ikur kështu përballjes me gazetarët të cilët e prisnin në sallën e konferencës. Prekazi në vend të tij e dërgoi futbollistin Kastriot Selmani.

Prekazi është në presion të rezultateve, pasi tash e një kohë nuk po ia arrin të gjejë rrugën drejt fitores.

Numri një i “Dardanëve” po ashtu u kritikua para ndeshjes për listën e futbollistëve duke mos e ftuar mesfushorin e talentuar të Prishtinës, Qëndrim Zyba, të cilin më pas e ftoi një ditë para ndeshjes.

 Duket se ftesën e Zybës e ka bërë vetëm për ta ulur presionin ndaj vetes, pasi Zyba nuk figuronte në listën e futbollistëve të gatshëm për përballjen me “Tre Luanët”.

Rafet Prekazi, përzgjedhësi i Kosovës U21

Në pesë ndeshjet e fundit, Kosova ka vetëm një fitore dhe katër humbje.

“Dardanët” janë në grupin C së bashku me Shqipërinë, Anglinë, Austrinë, Turqinë dhe Andorrën.

Kosova renditet në pozitën e pestë të grupit me gjashtë pikë.

Anglezët shënuan fitore 6:0 kundër Kosovës U21.

Dardanët u mbajtën mirë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë ishin të pafuqishëm ndaj superioritetit anglez.

Het trik në këtë ndeshje shënoi ylli i Arsenal, Eddie Nketiah, i cili gjeti rrjetën në minutat 51’, 55’, dhe 60’.Golat për rezultatin final u shënuan nga Nelson, në minutën e 66’ të takimit, Sessegnon 82′ dhe Bellingham 85′.

Pra, Kosova U21 u thye në një periudhë prej 15 minutave, duke pranuar katër gola.