Sot rikthehen ndeshjet kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Futbollisti shqiptar, Myrto Uzuni do të paraqitet për Ferencvaros dhe do të kërkojë historinë me klubin hungarez.
Uzuni shënoi gol mjaft të rëndësishëm në ndeshjen e parë, gol që mund ta dërgojë në grupet e Ligës së Kampionëve.
Në ditën e sotme janë paraparë të zhvillohen tre takime interesante.
Këto janë ndeshjet që luhen sonte:
21:00 Dyn. Kyiv (Ukr) -Gent (Bel)
21:00 Ferencvaros (Hun) -Molde (Nor)
21:00 Omonia (Cyp) -Olympiakos (Gre)
Ndeshja e parë mes Moldes dhe Ferencvaros përfundoi me rezultatin 3-3. /VAR Kosova/