Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, ka shënuar golin e parë për skuadrën e tij Reims.
Berisha ka shënuar në minutën e katërt të ndeshjes kundër skuadrës nga Zvicra Servette.
Skuadra franceze Reims, ku luajnë dy yjet e Kosovës, Arbër Zeneli dhe Valon Beirsha ka filluar kështu rrugëtimin në Europa League.
Në këtë ndeshje, trajneri i Reims David Guion ka zgjedhur që të starton me Valon Berishën kurse Zeneli është në bankën rezervë.