Granit Xhaka është ndër futbollistët më të paguar te Arsenali. Mesfushori shqiptar ndodhet në listën prej dhjetë futbollistëve më të paguar në klubin londinez, shkruan VAR Kosova.

Lista e futbollistëve më të paguar në Arsenal është publikuar nga gazeta “The Athletic”.

“The Athletic” e ka publikuar listën me futbollistët më të paguar në Emirates dhe në këtë listë nuk mungon edhe ylli shqiptar që e përfaqëson Zvicrën.

Sipas këtij njoftimi, 27-vjeçari përfiton 100.000 funte (108.000 euro) në javë për shërbimet e tij ndaj skuadrës së Arsenalit.

Xhaka nënshkroi për Arsenalin në vitin 2016 nga Borussia Monchengladbachu dhe është bërë pjesë kyçe e mesfushës së skuadrës angleze.

Mesut Ozil ka qenë lojtari me pagën më të madhe te Topçinjtë deri më tani (380.000 euro në javë), mirëpo ai pritet të zhvendoset në vend të dytë, kur Pierre-Emerick Aubameyang ta nënshkruajë kontratën e re. /VAR Kosova/