Futbollisti danez i Barcelonës, Martin Braithwaite, ka bërë një gjest të mrekullueshëm.

Ai ishte duke shkuar në stërvitje të Barcelonës, për t’iu bashkuar shokëve të tjerë të skuadrës.

Për një moment, danezi e ndali veturën e tij në mes të rrugës. Në rrugë kishte disa tifozë të cilët kishin dalë për t’u fotografuar me futbollistët.

Por Braithwaite nuk u fotografua me ata që ishin afër veturës së tij.

Ai doli nga vetura dhe u fotografua me një tifoz, i cili ishte me nevoja të veçanta.