Sulmuesi shqiptar nga Kosova, Andi Zeqiri është shumë afër transferimit te klubi anglez që garon në Premier League, Brighton Hove Albion, shkruan VAR Kosova.

Zeqiri ishte shumë afër nënshkrimit me klubin italian të Serie A, Parma, por në momentet e fundit ndërhyri klubi anglez, i cili i ka dërguar edhe aeroplan privat për të udhëtuar drejt anglisë, sipas gazetarit të Super Sport Kosova, Arlind Sadikut.

Këtë e ka konfirmuar edhe gazetari italian, Fabrizio Romano, i cili është vlerësohet si ekspert i transferimeve.

Talenti, 21 vjeçar, që pritet t’i bashkohet Kosovës në muajin tetor, pritet të arrijë marrëveshje edhe për ndërrimin e skuadrës dhe t’i bashkohet Brightonit.

Brighton do të 3.6 milionë funte në xhirollogarinë e klubit zviceran Lausanne-Sport.

Ai pritet që sot të finalizojë testet mjekësore me skuadrën angleze dhe më pas të zyrtarizohet si futbollisti më i ri i klubit.

Zeqiri është reprezentuesi i Zvicrës për grupmoshat U21 dhe ende nuk ka vendosur se a do të luajë për Kombëtaren e Kosovës apo atë të helvetëve. /VAR Kosova/