Lindrit Kamberi dhe Albin Sadrijaj nuk do të veshin fanellën e FC Zurich këtë sezon. Kamberi është huazuar për një vit te Winterthuri, ndërsa Sadrijaj ka mbyllur gjithçka duke u transferuar te SC Kriens, shkruan VAR Kosova.

Kamberi është transferuar te FC Winterthuri nga FC Zurich në formë huazimi për një edicion. 20-vjeçari që luan si qendërmbrojtës gjatë ditës së sotme ka kaluar te klubi që bën gara në Ligën e Dytë zvicerane.

Fillimisht, ai ishte në prova te Winterthuri para se t’i bindte drejtuesit e klubit për ta huazuar.

Së fundmi, ai ishte i huazuar te FC Ëil 1900, ku ka zhvilluar 35 ndeshje.

Nga ana tjetër, Albin Sadrijaj është transferuar në baza permanente te SC Kriens, ku ka qenë i huazuar në dy vitet e fundit.

23-vjeçari është pjesë e FC Zurichut nga viti 2011, derisa në vitin 2017 kishte nënshkruar kontratën e parë profesionale. /VAR Kosova/

Image