Derbi i xhiros së tretë është ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit, shkruan VAR Kosova.
Ky derbi ishte paraparë të zhvillohej të dielën nga ora 16:00, por që ka ndryshuar për shkak të mos zhvillimit të derbit tjetër ndërmjet Prishtinës dhe Dritës.
Megjithatë, klubi gjilanas ka konfirmuar se kjo ndeshje do të zhvillohet po ashtu të dielën, por nga ora 13:30.
Ndeshja në fjalë do të luhet në stadiumin e qytetit në Gjilan, dhe pa praninë e tifozëve.
Ballkani e ka nisur mbarë edicionin e ri me dy fitore nga dy ndeshje, ndërsa Gjilani me një humbje dhe një fitore.
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi renditet në pozitën e dytë me gjashtë pikë, ndërsa Gjilani në të gjashtën me tre pikë. /VAR Kosova/



























