Mick Schumacher ka vazhduar me formën e lartë në Formula 2, shkruan VAR Kosova.

Schumacher ka fituar garën e madhe të Rusisë, duke e arritur kështu fitoren e dytë të sezonit.

Pas fitores, Mick deklaroi se është shumë i lumtur me stafin e skuadrës të cilët po e mbajnë formulën në gjendje të njëjtë pas çdo gare.

“Jam shumë i lumtur me pozitën e parë. Jam i lumtur që po mundemi shpejtësinë ta shndërrojmë në fitore dhe falënderojë skuadrën të cilët po e mbajnë formulën të shpejtë në vazhdimësi”, transmeton VAR Kosova.

Mick, është i biri i legjendës gjermane, Michael Schumacher, i cili tash e disa vite është në komë pas aksidentit me skija të cilin e pësoi në alpet e Austrisë.

Mick është pilot i skuderisë italiane Ferrari në Formula 2 dhe synon ngjitjen aty ku babai i tij la gjurmë të pa harruara, në Formula 1. /VAR Kosova/