Andrea Favilli i Hellas Veronës nuk do t’i harrojë kurrë shtatë minutat e karrierës së tij kundër Juventusit, shkruan Var Kosova.

Sulmuesi italian Favilli do të mbetet në histori të ndeshjes Juventus – Hellas Verona, që u zhvillua mbrëmë.

Favilli e nisi ndeshjen si rezervist por u inkuadrua në minutën e 55-të.

Në fushë qëndroi vetëm shtatë minuta, në minutën e 60-të e shënoi golin e epërsisë për skuadrën e tij dhe vetëm dy minuta më vonë u zëvendësua.

Pra, këta shtatë minuta të çmendur të tij nuk do harrohen asnjëherë.

Juventus dhe Verona luajtën baras me rezultatin 1:1 në kuadër të Serie A, në ndeshjen që u zhvillua të dielën mbrëma.

Favilli është i huazuar nga Genoa për këtë sezon në Hellas Verona. /VAR Kosova/