Ish-kryeministri i vendit, Albin Kurti i ka dhënë zemër “Dardanëve” para ndeshjes së sontme mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
“Dardanët” në krye me Bernard Challandesin do të përballen sonte me Maqedoninë e Veriut në “Todor Proeski” në Shkup.
Ndeshja që luhet nga ora 20:45, është e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje! në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar:
“Nuk ndodh shpesh që sytë e një populli të tërë të kthehen kah disa, në një vend, në një kohë. Rëndësinë e përballjes me Maqedoninë e Veriut më së miri e dijnë lojtarët dhe stafi i përfaqësueses sonë që na sollën deri këtu. Krenarë jemi me ta – shpresojmë edhe lojë të bukur drejt fitores”.