Sulmuesi spanjoll i Juventusit, Alvaro Morata shënoi tre gola të pa vlefshëm për Juventusin sonte në përballjen kundër Barcelonës, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Morata udhëhoqi sulmin e skuadrës italiane por nuk i arriti që të lëntë gjurmë për të mirë në këtë përballje.

Ylli spanjoll është futbollisti i parë që i anulohen tre gola në një ndeshje zyrtare për pozitë jashtë loje.

Golat u anulua  pas rishikimit në sistemin VAR.

Barcelona ka fituar ndaj Juventusit si mysafir me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Për fitoren e Barcelonës shënuan Ousmane Dembele dhe Lionel Messi. /VAR Kosova/