Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti ka thënë se portieri i tij, Jordan Pickford është shumë i mërzitur për lëndimin e Virgil van Dijk.

Pas këtij lëndimi, Van Dijk është detyruar të operohet në gju pas goditjes të cilën ia bëri portieri i Përfaqësueses së Anglisë.

Ai gjithashtu përveq lëndimit në gju, holandezi ka dëmtuar edhe ligamentet dhe do të jetë mungesë e madhe e Jurgen Klopp për disa muaj.

Trajnerit italian, Ancelottit i vjen keq për lëndimin e rëndë të Van Dijk, derisa thotë se të gjithë shpresojnë më të mirën për të.

“Të jemi të qartë, na vjen shumë keq për lëndimin e Virgil van Dijk. Të gjithë shpresojmë që ai të rikuperohet më shpejtë”, u shpreh Ancelotti.

Tutje, trajneri i liderit të Premierligës e ka mbrojtur portierin e skuadrës, teksa ka thënë se ai nuk e kishte për qëllim mbrojtësin e Liverpoolit.

“Kishte kontakt me Jordan Pickford, kontakt të paqëllimshëm. Por fakti se Premierliga është ligë e shpejtë dhe nuk është e vështirë që të mos arrish në kohë. Jordan ndërhyri pak me vonesë, por synimi i tij ishte të arrijë topin e jo ta lëndojë Virgil van Dijkun”, shtoi me tutje ai.

Ndeshja ndërmjet Evertonit dhe Liverpoolit përfundoi në “paqe” pasi që ekipet e të njëjtit qytet luajtën me rezultat 2:2 pas 90 minutave lojë.