Ndeshja ndërmjet Basel dhe Zurich nuk do të zhvillohet për shkak të një rasti me koronavirus brenda kampit të Baselit, shkruan VAR Kosova.

Faqja zyrtare e Basel njofton se ndeshja është shtyrë për shkak të një rasti pozitiv me Covid-19 në skuadrën e tyre.

E gjithë skuadra e Basel kësisoj është karantinuar.

Në këtë ndeshje do të paraqiteshin pesë futbollistë shqiptarë.

Edon Zhegrova, Taulant Xhaka, Orges Bunjaku për Baselin, ndërsa Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu për Zurich. /VAR Kosova/