Ylli i Kosovës, Arbër Zeneli, ka luajtur 65 minuta në barazimin 2-2 të Reims me Rennes.
Arbër u përfshi në golin e parë të skuadrës mysafire, pasi krosimi i tij nga këndi, u shndërrua në gol.
Zeneli asistoi për Yunis Abdelhamid, i cili shënoi në minutën e 11-të.
Pjesë e kësaj ndeshje ishte edhe kosovari tjetër, Valon Berisha. Ai hyri në lojë në minutën e 71-të ndeshjes.