Skuadra holandeze Vitesse, ka fituar ndaj Willem II me rezultat 1-3.
Vitesse fitojë si skuadër mysafire, falë golit të sulmuesit shqiptar Armando Broja.
19-vjeçari shënoi në minutën e 63-të të ndeshjes, për rezultatin 1-2.
Skuadra vendase ishte në epërsi që nga minuta e 25-të, kur kishte shënuar Che Nunnely.
Rezultatin e barazoi belgu Lois Openda, në minutën e 57-të, para se të shënonte Broja.
Kurse goli i tretë për mysafirët u shënua nga Patrick Vroegh në minutën e 85-të./VAR Kosova/