Skuadra nga Bergamo, Atalanta, po vazhdon shkëlqimin edhe këtë sezon në Serie A, madje ka lënë nën hije dy skuadrat e qytetit, Mialnon dhe Interin.

Viktima e radhës e djelmoshave të Gasperinit, ishte Cagliari.

Pesë gola i shënuan vendasit, në ndeshjen ku startues ishte përsëri shqiptari Berat Xhimshiti.

Muriel, Gomez, Pasalic, Zapata dhe Lummers ishin pesë golashënuesit e Atalantas.

Kurse për mysafirët shënuan Godin dhe Pedro.