Presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu, e ka rikthyer temën e tentim-largimit të kapitenit Lionel Messi, gjatë verës që lamë pas.

Me gjithë dëshirën e argjentinasit që të largohet nga Camp Nou, ishte pikërisht Bartomeu që nuk lejojë të ndodh një gjë e tillë.

Ai thotë se Messi ka pasur të drejtë të vendosë të largohet me parametra zero, por gjithçka kishte një datë dhe ajo datë për t’u larguar falas kishte skaduar andaj kishte hyrë sërish në fuqi klauzola 700 milionë euro.

“E kuptoj se ndoshta mund të jetë i nervozuar që nuk është larguar. Kam tentuar t’ia shpjegoj atij dhe familjes së tij se s’mund ta linim të shkojë. Në këtë projekt të Koeman, Messi është çelësi. Shpresoj që në të ardhmen ai të thotë se është i lumtur dhe se do të dëshironte të rinovonte kontratën me Barcelonën dhe ta përfundojë karrierën në Camp Nou”, u shpreh Bartomeu.

“Ka pasur një afat në kontratë dhe ajo datë kaloi. Të gjithë duam që Messi të pensionohet në Camp Nou”, tha Bartomeu.