Ditë më parë u konfirmua se në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë janë duke u vendosur mijëra ulëse në tribuna.
Tani, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka publikuar pamje të reja nga stadiumi në Podujevë.
Ai ka thënë se stadiumi në fjalë do të jetë “Santiago Bernabeu” i Kosovës.
Postimi i plotë i Batatinës:
“Ky është stadiumi i Llapit të zemrës time dhe qytetarëve llapjanë!
Shumë shpejt do jetë “Santiago Bernabeu” i Kosovës, aty ku qytetarët dhe tifozët llapjanë do ndihen komod pranë skuadrës së zemrës. Forca Llapi”. /VAR Kosova/