Kampioni aktual i Europës, Bayern Munich ka fituar në Rusi kundër Lokomotivës Moscës.

Skuadra gjermane shënoi dy gola dhe për cudi munguan golat e Robert Lewandowskit.

Fillimisht shënoi Leon Goretzka për 0-1, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Në minutën e 70-të, vendasit shënuan përmes Anton Miranchuk. Kimmich shënoi 9 minuta më vonë për fitoren e bavarezëve.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Ukrainë, Interi nuk ka arritur të marr më shumë se një pikë kundër Shakhtar Donetsk.