Feronikeli ka fituar ndeshjen derbi kundër Llapit në shtëpi në kuadër të Superligës së Kosovës.

Pas ndeshjes trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, për mikrofonin e “Artomotion” ka deklaruar se është i lumtur me fitoren e skuadrës së tij.

“Unë mendoj që kemi bërë një nga ata ndeshje ku ekipet e mëdha tregojnë vetën e tyre, unë uroj futbollistët e mi për këtë ndeshje. Mendoj që kishim një ekip shumë të fortë përballë, shumë të organizuar. Ky ishte hapi i parë drejt thyerjes psikologjike, është shumë me rëndësi. Nga ndeshje në ndeshje do të tregojmë fytyrën e vërtetë”, deklaroi Duro.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi mbrojtësi Yll Hoxha ka gjuajtja e lirë në minutën e 53-të të ndeshjes.

Me këtë fitore “Nikli” renditet në pozitën e shtatë me dhjetë pikë, ndërsa Llapi mbetet në pozitën e nëntë me vetëm pesë pikë të grumbulluara pas nëntë xhiro.