Të dielën në Romë do të jetë premiera e filmit ‘Tigers’, nga regjisori suedez, Roni Sandhal.
Ky film është i frymëzuar nga libri autobiografik i Martin Bengtson ‘Në hijet e San Siros’.
Filmi tregon një histori futbolli përtej futbollit. Një histori jete, vështirësitë dhe dorëzimet e dhimbshme.
Dhe e gjitha është një histori e vërtetë, që tregon për një talent të lindur në Suedi, i kërkuar nga Ajax dhe Real Madrid, por që ishte transferuar te Interi në vitin 2004.
Nuk ka një fund të bukur, megjithatë. Martin, 17 vjeç, nuk do arrijë ta mbajë presionin e qytetit të ri dhe do të reagojë në mënyrën më të keqe të mundshme duke prerë damarët.
Edhe në lajmin e raportuar nga “La Gazzetta dello Sport” nuk është kërkuar të thuhet shumë, edhe për respekt të filmit që meriton të shikohet.
Megjithatë, problemi i presionit dhe depresionit më futboll ekziston dhe Bengtson është vetëm një shembull.
Martin do të marrë pjesë edhe në një event të organizuar po nesër, së bashku me regjisorin Sandhal dhe Daniele Adanin, ish-mbrojtësin e Interit, pjesë e skuadrës zikaltër në ato vite kur Bengtson ishte pjesë e U-19.