Me fillim të orës 14:00, dy ish – kampionët e Superligës, Feronikeli dhe Prishtina do të përballen në Drenas në kuadër të elitës së futbollit tonë, shkruan VAR Kosova.
Të dy skuadrat nuk e ka nisur sezonin mirë, duke pasur ndryshime edhe në trajnerë. Klodian Duro zëvendësoi Afrim Tovërlanin te “Nikli”, ndërsa Zekirija Ramadani u vendos në krye të shtabit teknik të Prishtinës në vend të Armend Dallkut.
Megjithatë, në pesë përballjet e fundit klubi nga Drenasi ka një bilanc më pozitiv se sa kryeqytetasit.
Feronikeli ka shënuar tri fitore, një barazim dhe ka vetëm një humbje në pesë ndeshjet e fundit.
Prishtina renditet në pozitën e pestë me tetë pikë, ndërsa Feronikeli në të tetën me gjashtë pikë. /VAR Kosova/