Ylli i Kosovës, Milot Rashica, edhe zyrtarisht nga sot do të ishte lojtar i skuadrës gjermane Bayer Leverkusen.

E përditshmja gjermane BILD, raporton se Rashica kishte nënshkruar kontratë me skaudrën e re, por gjithçka ka dështuar.

Kjo për faktin se kontrata e re e djaloshit nga Vushtrria, nuk është dërguar në afatin e caktuar në FIFA.

Afati për transferim të lojtarëve brenda klubeve në Bundesligë, ka përfunduar sonte në orën 18:00.

Rashica është lidhur me shumë skuadra gjatë kësaj vere, duke përfshirë Liverpoolin, Aston Villan, Leipzig e tash edhe Leverkusen.

Megjithatë, Rashica do të vazhdojë ta veshë fanellën e Bremen.