Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka komentuar situatën e sulmuesit Kemal Ademi.
Në media të ndryshme është raportuar se sulmuesi që dikur kishte vendosur për Zvicrën, tani po kërkon t’i bashkohet Kosovës.
Kemal Ademi ka kontaktuar me FFK për t’iu bashkuar Kosovës. Nëse jeni trajner a jeni i lumtur ta keni atë në skuadër?
“Kam folur me të dhe i kam thënë të vijë te Kosova. Ai ka vendosur për Zvicrën, por tani nuk e di se çfarë janë mundësitë. Por, kam folur me të. Tani do të presim për mundësitë. Nuk jam i sigurt se si vepron FIFA në këtë situatë”, deklaroi Challandes në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Slloveninën.
Kosova pësoi humbjen e radhës nga Sllovenia në shtëpi me rezultat 0:1 në kuadër të Ligës C në Ligën e Kombeve. /VAR Kosova/