Kombëtarja e Kosovës U21 ka fituar ndaj Andorrës U21 në kuadër të xhiros së tetë në kualifikimet për EURO2021 U21, shkruan VAR Kosova.

Golin e vetëm të kësaj sfide e realizoi sulmuesi gjilanas, Mirlind Daku.

Kosova gjatë gjithë ndeshjes ishte më kërkuese se ekipi mysafir.

Pas ndeshjes ka folur edhe sulmuesi gjilanas, Mirlind Daku, i cili ka thënë se është ndjenjë e mirë kur shënon për Kosovën.

“Ndjenjë e mirë kur shënon për Kosovën. Jam shumë i gëzueshëm. Shpresoj të vazhdoj kështu. Kemi luajtur mjaft mirë, kundërshtari nuk ishte i dobët, por i jemi qasur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe e kaluam këtë sfidë. Do të vazhdoj të punoj kështu dhe besoj se do të vazhdoj me këtë formë të lartë. Nëse jam pa lëndime besoj se do të vazhdoj kështu. Në dy ndeshjet e fundit pres angazhim. Shpresoj shumë se do të dalim triumfues”, ka deklaruar Daku pas ndeshjes.