Kosova U21 ka arritur të marr fitore në përballje me Andorrën U21 me rezultat 1-0.

Të besuarit e Rafet Prekazit vinin në këtë ndeshje pas pesë humbjeve radhazi dhe shumë problemeve në skuadër, ku u infektuan katër lojtarë me COVID-19.

Sa i përket ndeshjes 45 minutat e para u mbyllën baras, ku Kosova kishte iniciativën.

Kosova kishte dy raste shumë të mira në pjesën e parë, sidomos dy prej tyre, por nuk u konkretizuan.

Në pjesën e dytë, Prakazi bëri disa zëvendësime, ku goli erdhi në minutën e 62-të.

Ishte Mirlind Daku që realizoi pas një harkimi të bukur nga Alban Ajdini.

Punë të madhe kreu mbrojtësi i djathtë, Edison Kqiku i cili depërtoi për mrekulli dhe pasoi bukur te Ajdini i cili gjeti në zonë Dakun.

Pas golit, Edi Sylisufaj dhe Daku kishin raste të mira, por që nuk arritën të shënonin.

Me këtë fitore Kosova tani ka nëntë pikë nga tetë ndeshje, duke zënë pozitën e katër në grup.

Kosova ka edhe dy ndeshje për të mbyllur këto eliminatore, ku do të përballet me Shqipërinë dhe Turqinë.