Që nga fillimi i sezonit të ri, sulmuesi kosovar Mirlind Daku, ka qenë i përfshirë në shumicën e golave të Ballkanit.

Daku që këtë sezon ka shënuar 15 gola, nuk shënoi në fitoren e Ballkanit në Suharekë kundër Prishtinës.

Pas ndeshjes Daku ka bërë një postim në Facebook, ka thënë se është i lumtur me skuadrën e tij.

“Siç kam thënë, jam i lumtur që jam pjesë e këtij klubi. Ju mund të flisni, por nuk mund ta mposhtni me fjalët tuaja”, ka shkruar Daku.