Një video në rrjetet sociale e cila është bërë edhe lajm nga mediet, në të cilën dëgjohen disa futbollistë të Kosovës duke përsëritur këngën e tifozëve “Dardanë”, e cila ofendonte kundërshtarët e Kosovës, është bërë virale shkruan VAR Kosova.

Disa medie kanë bërë një huqje të madhe duke raportuar se Benjamin Kololli ka ofenduar tifozët e Kosovës, ndërsa e verteta është se ai vetëm ka përsëritur ata.

“Dardanët” e kanë përcjellur autobusin e Kosovës deri në kufi me Maqedoninë, duke kënduar e brohoritur për t’i motivuar për ndeshjen e cila zhvillohet nesër (enjte) me fillim të orës 20:45.

Për këtë video kanë tifozët e Kombëtares “Dardanët” duke bërë lutje që kjo video të largohet nga rrjetet sociale dhe mediet të cilat e kanë publikuar. /VAR Kosova/

Postimi i “Dardanëve”:

Bengji osht 💙 jonë.

Mediat të cilat kan postuar një video të Benjamin Kolollit ju lusin ti largojnë, si dhe tifozët mos ti besojnë këtyre lajmeve. Bengji së bashku me pjesën tjetër të autobusit këndonin së bashku me ne.

Jemi një. Jemi Dardanët. Jemi KOSOVA!

P.s Bengji, duhesh me i mujt ata muta