Pas largimit të Fadil Ramës nga pozita e trajernit, drejtuesit e Drenicës kanë vepruar për të gjetur zëvendësuesin e tij, shkruan VAR Kosova.

Sipas gazetës shqiptare “Panorama Sport”, drejtuesit e Drenicës kanë arritur marrëveshje me trajnerin Bledar Devolli.

Devolli rikthehet përsëri në Kosovë, ish-trajneri që ktheu KEK-un në Superligë tashmë do provojë të mbajë Drenicën në elitë.

Së fundmi ai ishte trajner i juniorëve të Tiranës, me të cilët po kalonte një seri të mirë rezultatesh teksa arriti të nxjerrë edhe futbollistë kualitativ për skuadrën e parë.

“Panorama Sport” zbuloi sot përmes burimeve të saj se drejtuesit e Drenicës kontaktuan Devollin dhe gjetën marrëveshjen. /VAR Kosova/