Janë publikuar formacionet zyrtare të takimit ndërmjet Werder Bremen dhe Hoffenheim.
Ndeshja ndërmjet dy skuadrave është e vlefshme për xhiron e pestë në elitën e futbollit gjerman, dhe fitorja është opsioni i vetëm për dy skuadrat.
Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt ka vendosur për formacionin më të mirë sipas tij në këtë përballje jo të lehtë për skuadrën e tij.
Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica do ta përcjellë ndeshjen nga stoli, pasi ky është vendimi i trajnerit të tij.
Këto janë formacionet zyrtare:
Werder Bremen: Pavlenka; Gross, Moisander, Veljkovic, Mbom, Sealassie, Bittencourt, Fridl, Eggestein, Sargent, Fullkrug.
Hoffenheim: Pentke; Vogt, Posch, Akpoguma, Geiger, Skov, Rudy, Samassekou, Larsen, Dabbur, Baumgartner.