Drita ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës ’89 me rezultat 1:0, në ndeshjen e mbetur nga java e Superligës së Kosovës.

Goli vendimtar për fitoren ekipit gjilanas u shënua në minutën e 59-të pas një aksioni fantastik të kryer nga djelmoshat e trajnerit Ardian Nuhiu. Pas një pasimi nga Astrit Fazliu te Kastriot Rexha, ky i fundit asistoi për lojtarin e inkuadruar në lojë Betim Haxhimusën i cili e kurorëzoi me gol.

Tani, Drita më këtë fitore gjendet në kuotën e 9-të pikëve dhe renditet e dyta, ndërsa Trepça’89 me 6-të pikë.