Marash Kumbulla ishte përsëri heroi i Romës, duke ia siguruar një pikë në derbi ndaj Milanit. Kumbulla ishte titullar dhe bëri një paraqitje tejet solide ndaj një ylli si Zlatan Ibrahimovic, shkruan VAR Kosova.

Kumbullla golin e barazimit e për skuadrën romake e shënoi në minutën e 84-të, duke e bërë rezultatin 3:3. Ky ishte goli i dytë i Kumbullës brenda javës, pasi edhe në Ligën e Evropës shënoi golin e fitores për skuadrën italiane.

Kapiteni i Romës, Edin Dzeko golin e reprezentuesit shqiptar e festoi me shumë pasion duke liruar emocionet e tij të ndeshjes.

Dzeko gjatë ndeshjes ishte tejet i pa kënaqur me vendimet e gjyqtarit kryesor Piero Giacomelli, i cili u kritikua pas ndeshjes për penalltitë e akorduara.

Roma me këtë barazim renditet në pozitën e nëntë me tetë pikë, ndërsa Milani mbetet lider i Serie A me 13 pikë. /VAR Kosova/

https://www.facebook.com/IoAmoLaRoma1927/videos/347693586301152