Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda e ka nisur mirë aventurën e re në Torino.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Vojvoda, i cili këtë verë u transferua në kryeqytetin e Italisë nga Standard Liege, e ka nisur në mënyrë fantastike sezonin, duke asistuar në tri ndeshje në Serie A.

Së fundmi, në sfidën ndaj Sassuolo e cila u mbyll me shifrat 3-3, Vojvoda asistoi tek goli i parë të cilin e shënoi Karol Linetty.

Kjo paraqitje është vlerësuar nga faqja e njohur e statistikave “Whoscored”, e cila e ka përfshirë 25 vjeçarin në ekipin e javës në Serie A.

Vojvoda është lojtari më në formë i Kombëtares së Kosovës në Serie A, duke qenë protagonist në secilën ndeshje të Torinos./VAR Kosova/