Ylli i Kosovës Edon Zhegrova, ka shënuar një gol shumë të bukur në Zvicër.

Futbollisti i Baselit ka shënuar golin e dytë për skaudrën e tij, për të përfunduar pjesën e parë me rezultat 2-1.

Zhegrova arriti të kalojë disa futbollistë të skuadrës kundërshtare Luzern dhe pastaj të shënojë një gol shumë të bukur.

Edon Zhegrova shënoi në minutën e 36-të, pas asistimit të Arthur, i cili shënoi golin e parë për Baselin.

Në lojë te Baseli është edhe Orges Bunjaku./VAR Kosova/