Klodian Duro do të jetë trajneri i ri i Feronikelit. Duro ka pranuar ofertën e drejtuesve të Feronikelit dhe kanë mbetur vetëm edhe disa detaje deri në zyrtarizimin e marrëveshjes, shkruan VAR Kosova.

Sipas “Gazeta Olle” palët janë parë mbrëmë në njërin nga hotelet e Prishtinës, ku në një tavolinë më Duron ishin kryesia e Feronikelit, Artan Berisha, Malësor Gjonbalaj e Ragip Veseli.

Palët kanë arritur marrëveshjen dhe se shumë shpejt trajneri nga Vlora pritet të zyrtarizohet tek Feronikeli.

Duro do të zëvendësojë trajnerin Afrim Tovërlani, i cili u largua pas humbjes në derbi nga Drita.

Duro si trajner ka udhëhequr Kukësin, Kamzën dhe Luftëtarin, ndërsa si futbollist ka pasur karrierë të bujshme, ndërsa numëron edhe 77 ndeshje me Shqipërinë. /VAR Kosova/