Derbi numër 33 kampional pasluftës ndërmjet Dritës dhe Gjilanit po numëron orët e fundit para nisjes, teksa tashmë dy trajnerët kanë hedhur në ngrohje formacionet startuese.
Të dy trajnerët sikurse Ardian Nuhiu, po ashtu edhe Gentjan Mezani ndeshjen e kanë nisur me sistem të njejtë 4-2-3-1, ndërkohë që nuk kanë munguar as befasitë në formacionet titullare.
Drita do të futet e kompletuar në këtë përballje, ndërkohë te Gjilani nuk i’a ka dalur të riaftësohet Franc Veliu, i cili së bashku me Tomislav Busiç dhe Keita Razak do jenë mungesat e mëdha te “kuqebardhët” për këtë takim.
Drita: Maloku, Brdarovski, Limani, Cuculi, Blakçori, Namani, Vucaj, Fazliu, Xh.Shabani, Haxhimusa, Rexha. Kryetrajner: Ardian Nuhiu
Gjilani: Koliqi, Sorsa, Fustar Rapa, Jackson, Keita, Musolli, Kurtaj, Hajdari, Progni, Nikaç. Kryetrajner: Gentjan Mezani
Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Fatlum Jashari, Hekuran Osmani, Shpëtim Murtez