Jose Mourinho është bërë tejet aktiv në rrjetin e tij social Instagram. Trajneri portugez pas ndeshjes me Burnley, të cilën e fitoi skuadra e tij Tottenham (0:1) publikoi një fotografi nga dhoma e zhveshjes, shkruan VAR Kosova.

Mourinho publikoi fotografinë në të cilën ishin disa futbollistë të Tottenhamit të ulur dhe të gjithë ishin në telefonat e tyre të mençur.

“Special One” fotografinë e publikoi me mbishkrimin “Një shenjë e kohës”, në kuptimin se tani është koha e telefonave të mençur.

“Pas një fitore të madhe në një ndeshje tejet të vështirë. Shenjë e kohës, bravo djema”, është mbishkrimi i fotografisë në rrjetin social Instagram të Mourinhos.

Në kohën kur Mourinho kishte filluar karrierën e tij si trajner nuk do të ndodhte kjo, e në veçanti nëse legjenda e Manchester United, Roy Keane, do të ishte pjesë e dhomës së zhveshjes.

Keane është kritikuesi më i madh i futbollistëve të cilët përdorin telefonat pas ndeshjeve. /VAR Kosova/