Të paktën një herë në vit, futbollistët e Ballkanit nga Suhareka, mund ‘ta rrahin’ trajnerin e tyre Ismet Munishi.

I ashtuquajturi ‘Baba’, sot feston ditëlindjen dhe futbollistët e tij, kanë zgjedhur një formë shumë interesante për t’ia festuar ditëlindjen.

Ata e kanë futur në tunel trajnerin e tyre dhe ‘e kanë goditur’ lehtë.

Në videon e publikuar nga Ismet Munishi, shihet ai në mesin e futbollistëve duke kaluar në tunelin e krijuar nga ta.

“Boss it’s not always right, but it’s aways the Boss. Shumë qet e kalova tunelin. I falënderoj djemtë më të mirë të Shqiptarisë. Lojtarët e mi fantastik për respektin”, ka shkruar Ismet Munishi në Facebook.