Është mbyllur gjysmëfinalja mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Dinamo Arena” në Tbilisi, gjeorgjianët janë kualifikuar në finale.

Ndeshjen në fjalë e fitoi Gjeorgjia me rezultat minimal, 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores për vendasit e shënoi Timoke në minutën e shtatë të ndeshjes.

Ndryshe, Gjeorgjia në finale do të përballet me fituesin e ndeshjes, Maqedoni e Veriut – Kosovë, e cila luhet sonte.